Ditëlindje si e Andrrës, super festë në oborrin e shtëpisë luksoze (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, Andrra Destani ka festuar së fundmi ditëlindjen e saj së bashku me këngëtarin dhe djalin e tyre, Ansi.

Andrra ka ndarë disa foto nga kopshti i shtëpisë ku shfaqet me tortën e ditëlindjes së bashku me dy njerëzit e saj më të shtrenjtë. Në këto pamje dallohen dhe kutitë e bizhuterive që Sinani i ka dhuruar Andrrës dhe shishja e shampanjës.
Ndonëse të vetizoluar, në këtë ditë speciale nuk kanë munguar dhuratat dhe torta nga dy djemtë e familjes për Andrrën.


Shtuar 21.04.2020 19:31