Të shtënat me armë zjarri në Durrës, ndërron jetë njëri nga të plagosurit

Ka ndërruar jetë një nga personat e plagosur mbrëmjen e sotme pas përplasjeve me armë në Durrës.

Mësohet se ka ndërruar jetë në spital Armando Baboçi.

Viktima është 39 vjeç. Bashkë me të, mbeti i plagosur edhe i biri, 19 vjeçar, i quajtur Erald Gjini, i cili ka ndryshuar mbiemrin nga ai i babait.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit që degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta dhe më pas të armëve.

Njoftmi i policisë

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.09.2020, rreth orës 20:00, në lagjen nr.13. Durrës, pas një konflikti të çastit me mjete të forta e më pas me armë zjarri midis disa personve, janë plagosur me armë zjarr shtetasit A.B., dhe E.Gj., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, janë shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës 6 shtetas dhe mes tyre është autori i ngjarjes, por nuk jepen të dhëna për shkak të hetimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 18.09.2020 19:27