Aksident në Tiranë, makina merr përpara të riun me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, në zonën e Zogut të Zi.

Burimet bëjnë me dije se një automjet është përplasur me biçikletë.

Si pasojë, drejtuesi i biçikletës ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Traumës.

Aksidenti ka ndodhur në vijat e bardha. Ndërsa nga policia mësohet si i riu i plagosur është me iniciale A.M.

Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 8.05.2020 15:41