Djali me kapuç sulmon drejtorin e aeroportit të Rinasit (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme është sulmuar makina e drejtorit të TIA, Costandin Von Alvensleben.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dritan Hoxha”, rreth orës 08:30 dhe ka qënë vetë drejtori vendosi që të bënte kallëzim në polici.

Teksa po udhëtonte, drejtori gjerman Costandin Von Alvensleben tha se automjeti i tij është qèlluar me gurë.

Kamerat kanë arritur të regjistrojnë momentin e sùlmit dhe i riu që e sulmoi mbante një kapuç në kokë për të fshehur identitetin.

Ndërkohë, drejtori nuk ka pësuar lëndime fizike, por vetëm materiale. Policia e Tiranës ka nisur hetimet për ngjarjen duke sekuestruar kamerat e sigurisë që ndodheshin në atë zonë.


Shtuar 8.05.2020 15:45