Një aksident i rëndë i ka marrë jetën dy personave sot në Tiranë.
Ngjarja është regjistruar në zonën e Xhamllëkut në Tiranë vetëm pak momente më parë.
Sipas informacioneve paraprake, dy atomjete janë përplasur pak më parë në rrugën mbi QSUTnë rrugën “Xhanfize Keko”.
Njoftimi I Policisë:
Tiranë/ Informacion Paraprak
Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.
Si pasojë e përplasjes janë përshirë në aksident dhe dy këmbësor të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.
Dy drejtuesët e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete. /albeu.com/