Të gjitha këto nuse VIP kanë një të përbashkët shumë të rëndësishme (FOTO LAJM)

Këtë vit duhet thënë se ka pasur disa dasma të bujshme VIP-ash por ka qenë një detaj i rëndësishëm ai që ka rënë në sy.

Bëhet fjalë për fustanin e nuseve. Ndryshe nga disa vite më përpara kur sa më madhështor, aq më i bukur fustani, tani pllaka ka ndërruar shkruan albeu.com

Të gjitha nuset priren të jenë sa më të thjeshta dhe minimaliste.

Kështu e para që e nisi rrugëtimin ishte Princesha Meghan Markle je fustanin e saj të mrekullueshëm prej sateni dhe shumë të thjeshtë.

Edhe këtë verë ishte Jonida Vokshi ajo që zgjodhi fustanin më minimalist që kishim parë ndonjëherë në nuset shqiptare.

Pas saj edhe Afrona Dika zgjodhi të kishte një fustan të thjeshtë dhe pa shumë design.

Ndërkohë nusja e fundit Hailey Bieber, zgjodhi një fustan të thjeshtë, saten dhe madje edhe të shkurtër.

Të përbashkët vajzat kanë edhe grimin shumë të lehtë. /albeu.com/


Shtuar 2.01.2020 14:42