30 vjeçari lyhet me benzinë dhe tenton t’i vërë flakën vetes

Një ngjarje e rëndë është parandaluar ditën e sotme vetëm pak minuta më parë.

Mësohet se një 30 vjeçar ka tentuar të vetëdigjet para kryeministrisë në Tiranë.

Policia ndërhyu menjëherë dhe parandaloi aktin duke e shpëtuar personin në fjalë.

Personi që tentoi vetvrasjen ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe lyeu trupin me lëndë djegëse. Ishte patrulla më e afërt e Policisë që shpëtoi 30- vjeçarin dhe e ka shoqëruar në komisariat.


Shtuar 18.07.2020 13:55