Kuvendi votoi me 102 vota pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, duke miratuar amnistinë për të dënuarit.
Deputetët me shumicë votash rrëzuan amendamentet e deputetëve të opozitës, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri.
Të lidhura
None found
Deputeti Murrizi tha se gratë të dënuara duhet të lirohen të gjitha. Duke iu drejtuar mazhorancës, ai tha se “Nuk e keni dëshirën për amnisti , por për falje”
Nga amnistia përfitojnë 54 gra dhe 6 të mitur, si dhe të gjithë të dënuarit burra që u ka mbetur dhe dy vite dënim, si dhe të gjitha të dënuarit e tjerë që janë mbi 60 vjeç.
