Ndahet nga jeta në moshën 127-vjeçare gruaja më e vjetër në botë

Ndahet nga jeta në moshën 127-vjeçare gruaja më e vjetër në botë.

Emri i saj është Fotima Mirzokulova dhe ka lindur më 13 mars të 1893 në Taxhikistan, në kohën kur në Rusi qeverisja ishte në duart e Carit.

Ajo ka lënë pas tetë fëmijë dhe më shumë se 200 nipër, mbesa dhe stërnipër.

Mediat lokale shkruajnë se e ndjera e pjesën më të madhe të jetës së saj ka punuar në kooperativë duke mbledhur pambuk, madje ajo ka punuar edhe pasi ka dalë në pension, sepse njihej si një njeri e cila e dashuronte punën shkruan Dily Mail.

Gruaja më e vjetër në botë përpara Fotimas ishte Jeanne Louider Calmat nga Franca, e cila vdiq në moshën 122-vjeçare në gusht të 1997.


Shtuar 30.01.2020 15:57