E dyshuar për koronavirus, del rezultati i analizës së 22-vjeçares nga Skrapari

Një çift nga Skrapari iu drejtuan mbrëmjen e kaluar Spitalit Infektiv, pasi 22-vjeçarja kishte pasur temperaturë pasi ishte kthyer nga Rimini i Italisë.

Partneri i saj e dërgoi të fejuarën në spital me makinën e tij, duke refuzuar ambulancën.

“Kam temperaturë 38.5 gradë, 39, por tani më është ulur pak. Më ka shkuar në 38. Nuk kam probleme me frymëmarrjen”, u shpreh vajza, e cila jepte intervista pa mbajtur një maskë në fytyrë.

Së fundmi ka dalë rezultati i analizës së 22-vjeçares, e cila dyshohej për koronavirus.

Fatmirësisht, testi i saj ka rezultuar negativ ndaj koronavirusit, ndaj çifti është lënë i lirë për t’u dërguar në shtëpi


Shtuar 10.03.2020 22:07