Si të mbrohemi nga koronavirusi? Flet Përfaqësuesi i OBSH në Shqipëri

Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri Raul Gonzales Montero mbrëmjen e sotme ishte i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, prej ku foli për masat që duhet të ndërmarrin qytetarët për t’u mbrojtur nga koronavirusi.

Montero theksoi se është shumë e rëndësishme që qytetarët të ndjekin udhëzimet e dhëna nga qeveria.

“Ndodh transmetimi, për shkak se njerëzit ndërveprojnë. Duhet që të presim edhe njëfarë kohe që të shohim si ecin gjërat.

OBSH ka kapacitetet për të ndërhyrë në këtë fazë të sëmundjes. Qeveria dhe OBSH janë këtu për të ndërprerë përhapjen e virusit.

Ka shumë rëndësi edhe sesi njerëzit të veprojnë, njerëzit duhet të bëjnë siç iu këshillohet nga qeveria. Njerëzit duhet të mos takohen me dorë, as përqafohen, të mos rrinë shumë veta në një ambient të mbyllur”, tha Përfaqësuesi i OBSH-së.

Kujtojmë se në Shqipëri deri më tani, 10 raste janë konfirmuar me koronavirus.


Shtuar 10.03.2020 21:59