Dy të rinjtë ngrenë në këmbë policinë, 30 efektivë vihen në ndjekje të tyre

Dy të rinj kanë vënë në këmbë në kuptimin e plotë të fjalës policinë Elbasanit.

30 policë janë angazhuar në një aksion për kapjen e të rinjve në fjalë të cilët janë të moshave, 25 dhe 30-vjeç.

Të rinjtë e moshave 25 dhe 30-vjeç janë ndaluar në Bradashesh dhe udhëtonin në mjetin tip “Seat” ngjyrë e bardhë e marrë me qera në Tiranë.

Mësohet se automjeti po vinte nga Peqini me shpejtësi të lartë pasi ndiqej dhe nga shërbimi civil. Në momentin kur nuk i është bindur forcave të shërbimit civil është kërkuar ndihmë nga efektivëve të tjerë ku është ngritur postobllok në Bradashesh.

Me forca të shumta policie dhe nën masa të rrepta sigurie automjeti është shoqëruar drejt komisariatit ndërsa ende nuk dihet përse ky automjet ishte në ndjekje nga shërbimi civil dhe pse nuk i është bindur urdhërit të ndalimit. /albeu.com/


Shtuar 9.06.2020 20:54