Drejt shërimit pacienti nga koronavirusi, Rama reagon i ekzaltuar: Ju dua!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në Facebook në lidhje me lajmin e mirë të dhënë për shqiptarët, se lidhja e parë me pacientit zero në Shqipëri është drejt shërimit.

Mësohet se bëhet fjalë për babain e 31 vjeçarit, që erdhi nga Firence, i njohur si pacienti zero në Shqipëri.

Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërmit e tij.

Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.

Postimi i Ramës:

🔴 NJË LAJM I MIRË😍😍😍

🔴KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARË🤩

🔴 NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË👍

🔴 TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN🙏

🔴 DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!

I LO❤️E YOU


Shtuar 17.03.2020 19:31