Drama e një të riu shqiptar në Itali, gjen punë por përfundon i paralizuar

Ngjarja është bërë pjesë e medieve italiane, pasi aksidenti në punë i tij u maskua me një aksident rrugor.

U deshën tetë muaj hetime nga policia për të zbardhur saktësisht me fakte atë që kishte ndodhur.

Dorian K., një 27-vjeçar shqiptar, i pushuar nga puna nga ndërmarrja e ndërtimit në të cilën ishte punësuar, ishte në kërkim të një pune të re.

Një biznesmen tjetër, bashkatdhetari i tij, i ofron atij disa shërbime në të zezë.

Doriani dhe punëdhënësi i tij shkojnë në vend për të rregulluar çatinë e një ndërtese duke ndryshuar mbulojnë me material ternit (asbest). “Il Giornale” shkruan se shqiptari punonte pa mjete sigurie.

Në pjesën e çatisë, Doriani duhet të vendoste disa pllaka, por ai rrëshqet dhe fluturon pesë metra në tokë, duke mos pasur rrip sigurie.

Punëdhënësi i tij, i pranishëm në kohën e aksidentit, nuk thërret një ambulancë, pasi i duhet të shpjegojë situatën e punës së padeklaruar.

Ai vendos ta transportojë atë me furgonin e tij në Urgjencë. Punëdhënësi u thotë mjekëve se gjatë rrugës për në punë, pa burrin në tokë mbase i përplasur nga një makinë tjetër. Mjekët nuk e besojnë dhe lajmërojnë karabinierët. Punëtori shqiptar ishte i ndotur me gëlqere dhe i veshur me rroba pune.

Policia merr pamjet e kamerave të vëzhgimit dhe kupton se furgoni kishte emrin e një ndërmarrje ndërtimi në zonë. Nga kjo, hetuesit të koordinuar nga prokurori Letizia Mocciaro, zhvillojnë hetimet duke mbledhur të gjitha provat rreth ngjarjes.


Shtuar 21.02.2020 19:50