Digjet në mes të Prishtinës makina e këngëtares shqiptare (FOTO LAJM)

Mediat kosovare kanë raportuar se një makinë ka marrë flakë në zonën e quajtur Menza e Studentëve.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve dhe policisë së Kosovës, zjarri u shua dhe makina u largua nga vendi i ngjarjes.

Makina ishte e këngëtares Ana Kabashi e cila e ka bërë të ditur vetë këtë përmes një postimi në Instagram ku falënderon të gjithë ata që i dolën në ndihmë.


Shtuar 22.03.2020 15:36