“Shohim vetëm majën e ajsbergut”, mjeku i njohur bën sërish apel

Mjeku Pëllumb Pipero është shprehur se koronavirusi mund të kalojë pas 4 muajsh, por përsëri thotë ai është një hamendësim pasi COVID- 19 ka shumë të panjohura.

Pipero shton se këshillat dhe masat duhet të dëgjohen sot pasi nesër do të jetë shumë vonë dhe Shqipëria në përmasa mund të jetë edhe më keq se Italia.

Mjeku tha se ajo që ata shohin është vetëm maja e ajsbergut se java që vjen do jetë vendimtare.

“Pas cdo rasti të konfirmuar fshihen 10 apo 15 raste të tjera. Në këtë situatë pandemie dhe shtimit të rasteve të prekura iu kërkojmë qytetarëve të jenë mirëkuptues dhe të ndjekin udhëzimet e qeverisë. Ne mjekët shohim vetëm majën e ajsbergut, ndërkohë që ISHP ndjek rastet e kontaktit, ne mjekojmë rastet që na vijnë. Java që nis është decizive për të parë edhe numrat edhe për të parë efektshmërinë e masva të marra. E përsëris, nga ky virus askush nuk është i paprekshëm, pavarësisht se dikush ka apo nuk ka komplikacione. Numri i rasteve është dyfishur në një ditë, pra sa më shumë të mos zbatojmë masat aq më shumë shtohen të prekurit”, tha Pipero në news24.

Nëse sot nuk zbatojmë masat e nuk qëndrojmë në shtëpi i shkojmë nga pas skenarit italian, tha ai më tej.


Shtuar 22.03.2020 15:33