Del fotoja, ky është i riu që informoi autorët që ekzekutuan Hekuran Billën (FOTO LAJM)

Djali në foto është i riu që dyshohet se ka informuar atentatorët për ekzekutimin e 40 vjeçarit Hekuran Billa.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së enjtes së një jave më pare në zonën e “Komunës së Parisit”.

Sebastiano Mali, 22 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuar nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës.

Sebastiano Mali, është nipi i viktimës Prel Marku, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm minimumi me 33 vite burg nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.

Në kërkim është shpallur Viktor Marku, vëllai i viktimës. “Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, në datën 11.06.2020, rreth orës 21:50, në rrugën ”Prokop Mima” Tiranë, ka bashkëpunuar në vrasjen me armë zjarri të shtetasit H. B. Shtetasi Sebastiano Mali, është nipi i shtetasit Prel Marku, i cili është vrarë në vitin 2006, në Angli, nga shtetasi Hekuran Billa”, tha Policia.


Shtuar 18.06.2020 19:24