Dëbimi i mësuesit turk nga Shqipëria, eurodeputetja: Të hetohet urgjentisht!

Eurodeputetja Rebecca Harms ka reaguar ashpër ndaj qeverisë shqiptare në lidhje me deportimin e mësuesit turk Harun Çelik drejt Turqisë.

Në një status në Twitter, Harms kërkon hetim urgjent në lidhje me këtë çështje dhe shprehet se e njëjta gjë duhet të bëhet edhe me rastet e tjera.

“Urgjentisht të hetohet në mënyrë të pavarur ky rast dhe i rasteve të ngjashme me dëbimet e shtetasve turq jashtë vendit,”- shkruan Harms.


Shtuar 5.01.2020 21:07