Sulm me raketa pranë Ambasadës së SHBA në Irak (VIDEO)

Të paktën dy raketa kanë rënë afër ambasadës amerikane në Bagdad, raporton AFP duke iu referuar dëshmitarëve.

Mediat lokale raportojnë se u dëgjuan më shumë shpërthime brenda Zonës së Gjelbër, ku ndodhet Ambasada e SHBA-së.

Sulmi më i ri, i cili ende nuk dihet se nga kush është kryer, vjen pasi që Parlamenti i Irakut ka miratuar një rezolutë për të dëbuar përgjithmonë trupat amerikane nga vendi.

SHBA ka rreth 5.000 personel ushtarak në Irak, kryesisht këshilltarë.


Shtuar 5.01.2020 21:01