Dalin pamjet e para nga tërmeti që tronditi sot Turqinë(VIDEO)

Turqia u trondit pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter.

Sipas mediave turke, epiqendra e këtij tërmeti ishte zona e Kirkağaç, Manisa. Raportohet se lëkundjet janë ndjerë edhe në Izmir, Bursa dhe Stamboll.

Ndërkohë janë publikuar edhe pamje të ndryshme nga momenti kur është ndier tërmeti. Bazuar tek pamjet e filmuara lëkundjet nuk kanë zgjatur shumë, ndërsa njerëzit kanë vrapuar për të dalë nga banesat e tyre.

Ende nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, apo për dëme materiale të shkaktuara.


Shtuar 18.02.2020 19:38