COVID-19/ Silva Bino zbulon tre faktorët që kthehen në burim infeksioni

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka zbuluar se tre burimet e inféksionet për përhapjen e korónavirusin mbeten grumbullimet e të rinjve në plazhe, dasmat dhe ceremonitë mórtore, të cilat po zhvillohen ende ndonëse janë të ndaluara.

Përfaqësuesja e komitetit teknik denóncon publikisht thyerjen e karantinës nga personat e inféktuar.

Duke folur për A2, Bino i kërkon pólicisë dhe strukturave vendore që të punojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të inféktuarit që dalin nga izolimi. Sipas saj, kjo sjellje démton punën e deritanishme të mjekëve dhe epidemiologëve në terren.

Sa i përket vatrave aktive, Bino thotë se Tirana vijon të jetë vatra më e madhe, por këtë periudhe raste të shtuara ka Durrësi për shkak të ardhjes së pushuesve nga Kosova, mes tyre dhe të inféktuar, si dhe Korça, ku edhe aty është vërejtur hyrje e vírusit nga jashtë. Edhe pse janë raste të importuara ato raportohen dhe llogariten në shifrat zyrtare të Shqipërisë.


Shtuar 19.08.2020 16:40