Breshëri plumbash mbi trupin e Guxim Gjyriqit, kamerat kapin momentin e eliminimit

47 vjeçari Guxim Gjyriqi u eliminua teksa po ecte drejt karburantit të tij, mbrëmjen e djeshme pak para mesnate.

Mësohet se autorët po e prisnin jashtë lokalit biznesmenin dhe më pas në ecje e sipër me automjet e qëlluan me breshëri automatiku.

Autorët ikën më pas në drejtim të paditur ndërkohë që automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pamjet i janë shpërndarë gjithë komisariateve të Rajonit Verilindor.

Pistat e dyshuara të vrasjes janë për konflikte të kohëve të fundit ose për shkak të konkurrencës. Guxim Gjyriqi ishte person pa precedent të mëparshëm kriminalë.


Shtuar 6.01.2020 09:25