Blindohet Tirana: Dritan Dajti “del” nga burgu

Dritan Dajti, është shfaqur sot për herë të parë në publik pas shumë vitesh.

Dajti, është shoqëruar sot në mëngjes, në zonën e ish-bllokut nga një numër i lartë efektivësh policie drejt një klinike dentare.

Kujtojmë se Dajti është dënuar me 25 vite burg për masakrën e Durrësit, ku mbetën të vrarë 4 policë.

Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës Fatos Xhanin, Altin Dizdarin, Kastriot Freskajn dhe Sajmir Duçkollarin.


Shtuar 10.01.2020 13:03