Berisha sulmon Ramën: Gënjen për viktimat e COVID-19 në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha në një lidhje me “ABC News” ka folur në lidhje me pandeminë e COVID-19 në Shqipëri.

Berisha u shpreh se shifrat e publikuara nuk janë ato të saktat.

Gjithashtu ish-kryeminstri hodhi akuza ndaj kryeminstrit Rama se po shkakton panik te qytetarët me qëndrimin e tij.

“Është një pandemi unike, në një 100 vitet e fundit që nga koha kur ishte gripi spanjoll. Jemi në fillimet e saj.

Është shumë e vështirë të parashikohen përmasat e pasojave në shëndetin e njerëzve.

Përveç disa shpresave me kombinim ilaçesh, ende nuk ka një vaksinë”, deklaroi Berisha. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2020 18:20