Basha organizon ndeshje futbolli, në bluzet e lojtarëve shkruhet “Rama ik”

Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot si tifoz në një ndeshje futbolli mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD-së në Tiranë ndërsa ajo që është e veçantë ka të bëjë me uniformat e lojtarëve.

Ndeshja sipas Bashës është organizuar për qëllime bamirësie ndaj atyre që janë dëmtuar nga tëreti i 26 Nëntorit ndërsa vetë kreu i opozitës është shfaqur tepër sportiv.

Në bluzat e njërës prej skuadrave është shkruajtur “RAMA IK’, ndërsa Basha rrehtohet nga të rinjë dhe të reja.

“Sot paradite në ndeshjen e futbollit mes degës nr 5 dhe asaj 7 të PD së Tiranës. E organizuar për qëllime bamirësie,nga shitja e produkteve ushqimore dhe biletave u grumbulluan fonde për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe atyre që pësuan dëme nga tërmeti i 26 nëntorit.

#ditemetemira“, shkruan kreu i PD-së.


Shtuar 29.02.2020 15:56