Basha i përgjigjet Ramës: Nuk shpëtohet biznesi me batuta (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të lërë mënjanë luftën politike, dhe të vërë interesat e njerëzve të parat, në këtë situatë të vështirë koronavirusi. Basha i kërkon Ramës t’iu heqë urgjentisht 120 milionë eurot oligarkëve dhe t’i çojë për mbështetje sociale, për shëndetësinë dhe për ekonominë.

“Detyra e parë e qeverisë duhet të jetë shëndeti i shqiptarëve dhe po kështu, ndihma për qytetarët dhe për ekonominë. Shëndeti, siguria dhe ekonomia e njerëzve, janë shqetësimi ynë. Është e papërgjegjshme dhe jo njerëzore të sulmosh ditë e natë opozitën, në një kohë kur të gjitha energjitë duhen fokusuar për tu ardhur në ndihmë njerëzve. Çdo masë që kemi propozuar është realiste dhe e zbatueshme nëse ka mirëmenaxhim, kompetencë dhe transparencë”, shprehet Basha.

Ai thekson se120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet e oligarkëve, duhet të angazhohen urgjentisht për mbështetje sociale, për fonde shtesë për shëndetësinë si dhe për mbështetje fiskale dhe financiare për bizneset që sot kanë mbyllur dyert.

Sipas tij, jeta nuk ka çmim, sulmet bajate kundër opozitës nuk ofrojnë asnjë zgjidhje. “Me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia”.

Ndiqni më poshtë masat me efekt të menjëhershëm që Basha i bën thirrje qeverisë ti zbatojë pa humbur më kohë:👇


Shtuar 17.03.2020 16:06