Alarmi nga koronavirusi, izolimi mund të zgjasë edhe 6 muaj të tjerë

Izolimi ndaj koronavirusit mund të zgjasë deri në 6 muaj.

Pandemia e koronavirusit ka izoluar të gjithë botën derisa të gjendet një trajtim për të kuruar infeksionin që po përhapet me shpejtësi.

Një zyrtare e shëndetësisë në Britani deklaroi se izolimi mund të zgjasë edhe 6 muaj të tjerë për të shmangur rikthimin e koronavirusit.

Siç raporton Daily Mail, Jenny Harries shpreson se më e keqja e pandemisë të përfundojë deri për Pashkë.

Kjo tregon se Britania mund të ketë ditët më të errëta në dy javët e fundit dhe do e shohë dritën në fund të tunelit pas përfundimit të sezonit veror.


Shtuar 26.03.2020 18:43