Aksidenti i rëndë në Elbasan, kush janë dy vajzat e mbijetuara

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme pranë tunelit në Elbasan, ku mbetën të vdekura dy vajza ndërsa dy shoqet e tyre të plagosura.

Nervida Garunja dhe Denisa Dibra janë dy vajzat që kanë mbetur të plagosura nga aksidenti tragjik. Ato janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz” i identifikuar si Behar Pema është arrestuar nga policia pasi në testin e alkoolit ka rezultuar i dehur. /albeu.com/


Shtuar 13.09.2020 20:29