Aksident në Tiranë, makina merr përpara 55 vjeçarin me biçikletë

Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e “Brrylit” në Tiranë, ku është aksidentuar një person teksa po ecte me biçikletë.

I aksidentuari është shtetasi G.V., 55 vjeç i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.05.2020, rreth orës 13:45, tek “Brryli” një mjet me drejtues shtetasin K.A., ka aksidentuar biçiklistin G.V., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 12.05.2020 12:24