Aksident në Llogara, dy të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur së fundmi në Llogara, në afërsi të fshatit Fushë-Dukat ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Këto të fundit janë dërguar me urgjencë në spital.

Raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete ndërkohë shkaqet janë ende të paqarta.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 26.07.2020 19:41