Aksident i dyfishtë në Korçë, një person niset me urgjencë në spital

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Memlisht, ndërsa për pasojë kaNë mbetur të plagosur E. M., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Memlisht dhe shtetasja L. K., rreth 65 vjeçe, banuese në Tiranë, pasagjere në mjetin tip “Volkswagen”

Ende nuk është bërë e ditur gjendja e tyre shëndetësore, ndërsa ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin ku janë përplasur dy mjetet, ndërsa po mbledh prova që do të çojnë në zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.


Shtuar 23.08.2020 16:17