Acari pushton Shqipërinë, nesër do të jetë edhe më ftohtë se ditën e sotme

Nesër parashikohet që temperaturat të jenë më të ulëta sesa sot. Sakaq, të mërkurën pritet të kemi një rritje të temperaturave. Nga e enjtja e deri në mesin e janarit do të kemi rritje të temperaturave.

“Pozitive është se nuk parashikohet të kemi reshje dëbore. E gjithë java pritet të jetë më e qëndrueshme me mot të kthjellët”, ka thënë meteorologia Lajda Porja për emisionin “Ditë e Re”.

Ajo shtoi më tej se ngricat do të jenë prezente deri në mes të janarit. “Ngricat do të jenë prezente deri në mes të janarit, ndërsa vetëm 10 diteshi i fundit i muajit do të jenë prezente reshjet e shiut”.

Sipas saj, në gati 2 dekada dimrat kane qenë me të ngrohtë. E mbi të gjitha duket se ky dimër, tha meteorologia, do të cilësohet si dimri më i ngrohtë.


Shtuar 6.01.2020 15:10