Abuzoi me të e më pas e vrau, burg përjetë për të riun shqiptar në Greqi

Ditën e sotme është dhënë vendimi për shqiptarin Aleksandër Lucaj dhe shokun e tij grek, të akuzuar për përdhunimin dhe më pas vrasjen e një vajze nga Greqia.

Ata përdhunuan dhe vranë një studente greke, 21-vjeçaren Eleni Topaludhi.

Mediet e vendit fqinj raportojnë se Gjykata e Athinës nuk ka pranuar asnjë nga lehtësimet e kërkuara nga avokatët mbrojtës, duke dhënë dënimin maksimal për dy të rinjtë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 28 nëntorit 2018, ku 21-vjeçarja Topaludhi u përdhunua, u dhunua me armë të ftohtë dhe u hodh nga shkëmbinjtë në brigjet e zonës Fokia, të ishullit Rhodes.

Përveç këtij dënimi, 21-vjeçari shqiptar do të ulet sërish në gjykatë më 3 qershor, pasi akuzohet për përdhunimin e një 19-vjeçareje invalide, bashkë me një 21-vjeçar rom. /albeu.com/


Shtuar 15.05.2020 15:30