42 vjeçari drejt shërimit nga koronavirusi, pamje nga ekipi i mjekëve në karantinë

Mbrëmjen e sotme, shqiptarët kanë marrë një lajm shumë të mirë. Në këto ditë të vështira, mësohet se kontakti i parë i pacientit zero në Shqipëri është drejt shërimit.

Mësohet se bëhet fjalë për babain e 31 vjeçarit, që erdhi nga Firence, i njohur si pacienti zero në Shqipëri.

Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërmit e tij.

Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.

Postimi nga ministrja Manastirliu:

Lajm i mirë!

Pacienti i parë nis rrugën e shërimit nga #COVID-19
Rezulton negativ në testin e parë pas trajtimit, kontakti i parë i pacientit zero që u identifikua me koronavirusin e ri në Shqipëri.

#Bravo ekipit të spitalit infektiv


Shtuar 17.03.2020 19:59