50 vjeçari gjendet i pajetë në Shkodër, shkaqet akoma mister

Ditën e sotme është gjetur i pajetë një person në një banesë në Shkodër në lagjen Skënderbeg.

Jozef Ksijepana është gjetur i vdekur nga fqinjët e tij, ndërsa janë akoma mister shkaqet e ngjarjes shkruan faxweb.

50 vjeçari mësohet se jetonte i vetëm në banesën e tij në Shkodër, ndërsa punonte si roje në një objekt.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe dyshimet fillestare janë për vdekje natyrale, edhe pse mosha e re e viktimës shton ndjeshëm dyshimet.


Shtuar 27.03.2020 12:17