414 viktima në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Britani: Mes tyre edhe një foshnje

414 persona humbën jetën nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Britani, përfshirë edhe një foshnje gjashtë javësh, duke e çuar numrin zyrtar të viktimave në 31 mijë.

Foshnja 6 javësh është viktima më e re në Britani, ndërsa mjekët thanë se vuante edhe nga sëmundje të tjera.

Numri i vdekjeve në Britani këtë javë tejkaloi Italinë, ndërsa deri tani ka regjistruar më shumë viktima se çdo komb tjetër në Evropë.

Deri më tani në Britani janë konfirmuar 206 mijë persona të infektuar me koronavirus, por mendohet që shifra e të sëmurëve të jetë akoma më e lartë.


Shtuar 8.05.2020 14:27