400 gr tritol nën rrotën e makinës, Preng Gjini demtohet rëndë në të dy sytë

Një makinë shpërtheu pasditen e djeshme në mes të Tiranës duke plagosur disa persona.

Shenjestra, Preng Gjini, 51-vjeç u plagos gjatë atentatit të djeshëm dhe do t’i nënshtrohet një operacioni në sy.

Bëhet me dije se 51-vjeçari ka dëmtime të rënda në të dy sytë. Ndërkohë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, edhe pse ka marrë plagë në shumë pjesë të trupit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë Urës së Nisharakut në kryeqytet. Gjini ra pre e atentatit me tritol, teksa udhëtonte me automjetin e llojit Mercedez Benz, të tipit “A Class”. Gjithashtu dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa ndodheshin rastësisht pranë vendngjarjes.


Shtuar 16.09.2020 09:08