3 pacientë të tjerë janë izoluar në urgjencën e Infektivit, pritet rezultati i analizave

6 persona janë konfirmuar aktualisht me koronavirus, por dyshohet edhe për tre raste të tjera.

Ata po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinën e parë në Shqipëri shkruan bw.

Dy prej këtyre personave janë çifti nga Skrapari dhe një rast tjetër i ardhur nga Sanatoriumi. Këta po mbahen të izoluar në katin zero të Infektivit, deri në daljen e përgjigjeve të analizave nga ISHP.

Mësohet se bëhet fjalë për një procedurë standarde, ku çdo persona që vjen me ambulancë të dedikuar, mbahet i izoluar deri sa të dalin analizat, pra mbahen në urgjencë.


Shtuar 10.03.2020 10:39