Albin Kurti emëron si këshilltare ish-prokuroren e EULEX-it.

Albin Kurti ka emëruar si këshilltare, ish-prokuroren e EULEX-it.

Ajo është Maria Bamieh ish-prokurore e EULEX-it në Kosovë, që lajmin e ka bërë të ditur vetë përmes një shkrimi.

“Për shokët e mi jo shqifolës dhe kolegët më duhet t’iu njoftoj se që nga dje jam emëruar në kabinetin e Kryeministrit aktual Albin Kurti.

Jam shumë e lumtur për këtë mundësi të ofruar për të dhënë kontributin tim modest në një grup të përbërë me njerëz të mrekullueshëm” shkruan ajo.

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh akuzoi këtë mision për korrupsion. Ajo kishte ngritur shqetësime lidhur me korrupsionin brenda radhëve të Eulexit.


Shtuar 10.03.2020 10:32