1000 të vdekur në Itali nga COVID-19, Salvini: BE, çerdhe gjarpërinjsh!

Ish zv.kryeministri italian, Matteo Salvini ka reaguar ashpër ndaj Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në Twitter, Salvini kritikon ashpër BE-në se nuk po vepron siç duhet në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Ai e krahason BE-në me një çerdhe gjarpërinjsh, e cila sipas tij meriton vetëm përbuzje dhe mosbesim.

Postimi i plotë:

Mosbesim dhe përbuzje për këtë Evropë. U deshën 15 ditë për të vlerësuar nëse, kë dhe si të ndihmonte. Gjeni. Ndërsa njerëzit vdesin. Përveç “Unionit”, është një çerdhe gjarpërinjsh dhe çakejsh. Si fillim të mposhtim virusin, pastaj mendojmë përsëri për BE-në. Dhe nëse është e nevojshme, i themi lamtumirë. Pa e falenderuar. Por vafshi në …


Shtuar 27.03.2020 21:39