U shfaq papritur me fustan, ky është klipi i Gashit që po flasin të gjithë (VIDEO)

Që Gashi është një artist guximtar dhe vizionar e dinim, por që do arrinte deri aty sa të shfaqej me fustan në videoklip nuk na e kishte marrë mendja.

Më në fund ai ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Don’t kill me”, pjesë e albumit të ri “1984”.

Përtej faktit se kënga është ritmike dhe tepër e bukur, këtë herë vëmendjen e mori look-u i reperit, i cili shfaqet me paruke dhe fustan.

Më herët ditën e sotme ai na tregoi nëpërmjet një postimi në Instagram se ideja e tij për tu shfaqur me fustan në klip nuk i ka pëlqyer aspak kompanisë që do e ndihmonte financiarisht .

Reperi tregoi se kjo kompani hoqi dorë nga marrëveshja në moment të fundit, sepse nuk pranonin që të punonin me një burrë që vishet me fustan.

Gashi është shprehur i zhgënjyer e njëkohësisht tepër i revoltuar, që në vitin 2020-të ekzistojnë ende të tilla gjykime, aq më tepër për një artist.


Shtuar 18.09.2020 08:05