Po Ledri ç’pati? Reperi surprizon fansat me vendimin e papritur (FOTO LAJM)

Ledri Vula është ndër artistët shqiptarë më të ndjekur në rrjetet sociale.

Ai bën namin me çdo postim të tij dhe komentet janë të shumta sidomos nga vajzat.

Reperi në Instagram numëron mbi 1.4 milionë ndjekës dhe atë e përdor për të promovuar projektet e tij muzikore.

Por së fundmi ai ka bërë një ndryshim të papritur.

Ledri pa bërë asnjë njoftim, ka hequr nga Instagram-i fotot e tij dhe ka lënë vetëm një.

Të gjitha foto e bukura me muskuj, foto e koncerteve, fotot me kolegët i ka fshirë.

Ai ka lënë vetëm një foto që e ka publikuar më 25 dhjetor dhe në të shkruan: “Senet pi mas me kohë”.


Shtuar 7.01.2020 07:45