Plasi në “E Diell”, Manushi ja thotë publikisht Gracianos: Ke qenë i lidhur me grua të martuar (VIDEO)

Tema në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” ishte lidhur me të rinjtë që janë në një marrëdhënie me persona më të mëdhenj në moshë ose të martuar. Gjatë debatit në studio, Edi Manushi iu drejtua Gracianos duke i thënë se ka zbuluar që edhe ai ka patur një histori të tillë.

“Edhe ti ke pasur një histori të tillë, ke rënë në dashuri me një gocë të martuar”, i tha Manushi Gracianos.

“Unë? Ore ti merresh me llafe apo si është puna?”, ia ktheu Graciano i habitur.

“Kjo është akuzë. Nuk jam fare dakort me këtë pjesë, që të shkosh me burra ose gra të martuara. Sepse një ditë do kemi një grua vetë dhe si do na vinte nëse do ndodhte kjo?”, u shpreh Graciano.

Megjithatë akuza që hodhi Manushi nxiti debat edhe tek gazetarët e tjerë. “Unë Gracianon e shoh shumë artist dhe ne ulemi e diskutojmë me njëri-tjetrin…”, tha Flori Gjini. “Çfarë do të thotë kjo që duhet të shkoj me gratë e të tjerëve se jam artist?”, ia ktheu Graciano.


Shtuar 2.03.2020 11:20