“Pjestar i ri në familje”, Ermal Mamaqi ndan pamjet më të ëmbla nga oborri i shtëpisë (VIDEO)

Me anë të një videoje në llogarinë e tij, aktori i njohur i humorit, Ermal Mamaqi ka treguar se familja e tij është shtuar me një anëtar të ri, i cili është një qenush.

Ermali ka treguar pamjet e ëmbla teksa të dy fëmijët vrapojnë në kopshtin e shtëpisë me qenushat duke qeshur.

“Më duhet një emër për pjesëtarin e ri të familjes”, ka shkruar Mamaqi krah videos së fundit duke kërkuar ndihmën e gjithë ndjekësve për një emër.

Me siguri më të lumturit në shtëpi pas këtij anëtari duhet të jenë më të vegjëlit e saj, Joel dhe Sia, ashtu siç shfaqen edhe në video.


Shtuar 9.06.2020 10:20