Nuk pritej, pas kaq kohësh të zënë Enca “plas” thumbin për Noizyn (FOTO LAJM)

Në muajin shkurt të vitit 2017, Noizy përzuri Encën nga grupi “OTR”, pasi këngëtarja nuk e falenderoi në një prej intervistave të saj.

“Por të gjithë e dinë se kush të bëri, të gjithë e dinë kush ishe kur ishe vetëm dhe të gjithë e dinë se kush u bëre kur u bashkove me OTR, kështu që atë self- made shko thuaja dikujt tjetër jo neve, nuk është turp të thuash që më ka ndihmuar grupi, sepse don s’don ti jemi grupi ma i suksesshëm në Shqiptari, ishe a nuk ishe ti asgje nuk do ndryshojë.”, shkruajti Noizy në një postim publik në Instagram.

Të lidhura

None found

Që prej asaj kohe, marrëdhëniet mes dy reperëve që kishin qenë miq të mirë u prishën.

Herë pas here, ata thumbonin njëri-tjetrin në intervista apo në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se s’kishin ndërmend t’i rregullonin sërish marrëdhëniet.

Madje, duket se Noizy ende i hedh thumba Encës në koncertet e tij, siç i ka thënë së fundmi edhe një ndjekës këngëtares.

“E ke dëgjuar Noizyn në koncert që këndon ‘Na vjen Enca nga mbrapa’?”- i shkruan ndjekësi.

Enca nuk ka vonuar t’i kthejë një përgjigje, e cila është një thumb për Noizyn.

“Po, i mungoj”- shkruan ajo, bashkëngjitur me emojin e një zemre të thyer.

Thumbi i saj i fundit nuk ka ende një përgjigje nga Noizy.


Shtuar 16.03.2020 07:33