Ndahet papritur nga jeta drejtuesi i policisë (FOTO LAJM)

Ish-zëvendës drejtor i Policisë Vendore Tiranë Xhavit Çiçi është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim-2013, të cilët i shprehin ngushëllime familjes përmes një postimi në rrjetet sociale.

Çiçi ka mbajtur edhe postin e Shefit të Personelit në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë dhe disa funksione në Ministrinë e Brendshme.

Njoftimi i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim-2013

Mes gjithë kësaj situate të jashtëzakonshme krijuar nga pandemia e Covid-19, morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga kjo jetë të mikut dhe kolegut tonë Oficerit Xhavit Çiçi.

Oficeri Xhavit Çiçi mbante gradën Drejtues. I ka shërbyer komunitetit me përkushtim e profesionalizëm në disa pozicione si: Ish Zëvendës Drejtor i Policisë Vendore Tiranë, Shef Personeli në Drejtorinë Policisë Vendore Tiranë dhe disa funksione në Ministrinë e Brendshme.


Shtuar 16.03.2020 07:37