Ndërroi jetë dje, Rajmonda Bulku zbulon pengun e Xhevdet Ferrit

Kinematografia shqiptare humbi dje një nga emrat e saj më të shquar.

Xhevdet Ferri ndërroi jetë në moshën 59 vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë.

Sot të afërmit, miq dhe artdashës, i dhanë lamtumirën e fundit, ikonës së filmit, aktorit të madh, që u nda nga jeta papritur.

I papritur dhe i befasishëm ishte për të gjithë lajmi i trishtë, sidomos për ata që e njihnin nga afër, kolegët e tij.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria LIVE”, Raimonda Bulku, e cila e ka konsideruar “Xhodën”, ashtu siç e thërrisnin Ferrin, si një nga ata miq të mirë e të matur të saj.

Lidhur me pengun e tij, duke qenë se aktorja Rajmonda Bulku e njihte mirë atë, zbuloi se ai Xhevdet Ferri pak kohë më parë ishte bërë edhe gjysh.

“Vetëm disa muaj përjetoi momentet më të lumtura të të qenurit gjysh. Them se ky do të ishte meraku i tij, ta kishte parë më shumë mbesën e vogël”.

“Do të doja të mos flisja kurrë për këtë brez dhe për këtë moshë kolegësh që po ikin. Nuk është se nuk e dija, por shpresoja se mund të ndodhte një mrekulli tani që u bë gjysh. Ndoshta forca e dëshirës për jetën e dashurinë dhe ndoshta një foshnje që po vinte në shtëpi.”

“Jetoi shumë pak si gjysh dhe sa keq. Ishim duke punuar kur na lajmëruan familjarët, jemi të shokuar nga lajmi. E kam bashkëudhëtar në filma, në shkollë. Është një jetë e gjatë që kemi punuar, kemi qenë fëmijë. Jemi të lodhur nga këto vdekje të bashkëmoshatarëve tanë, të miqve tanë. U bë pak si tepër dhe është shumë e dhimbshme”; është shprehur Rajmonda Bulku.


Shtuar 17.01.2020 22:06