Juventus merr një lajm të mirë përpara ndeshjes me Parman

Skuadra e Juventus ka mësuar disa lajme mjaft të mira përpara ndeshjes ndaj Parmës.

‘Bardhezinjtë kanë mësuar se lojtari i ekipit kundërshtar, Gervinho është lënë jashtë skuadrës për këtë sfidë.

Testet mjekësore të lojtarit kanë lënë të kuptohet se ai rrezikohet nga dëmtimi, dhe trajneri ka vendosur ta lërë në shtëpi.

Gervinho është nga lojtarët më të rrezikshëm te Parma, dhe mungesa e tij është një lehtësi për skuadrën e Maurizio Sarri.

Mbetet të shihet se sa do të vërehet mungesa e Gervinho te Parma.


Shtuar 17.01.2020 22:07