Miss Shqipëria 1995, si e kujton Hygerta Sako këtë ditë të veçantë (FOTO LAJM)

Hygerta Sako është kthyer pas në kohë me postimin e fundit në rrjetet sociale.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit momentin kur është vlerësuar me çmim në konkursin e më të bukurës shqiptare në vitin ’95.

“Shumë e lumtur që sapo kisha fituar çmimin e vetëm të atij edicioni Miss Press ’95 dhe isha future në 12 finalistet.

Pa e ditur që pas një ore do merrja edhe çmimin e madh të Miss Shipëria ’95. Fëmijë i lumtur domethënë”, ka shkruar Sako krah pozës së publikuar në ‘Instagram’.

Hygerta publikon herë pas here kujtimet më të vyera të saj, duke treguar me nostalgji se si i ka përjetuar ato momente. Ndonëse kanë kaluar 25 vite nga shpallja e saj si Miss, Sako vazhdon të mbetet ndër figurat më simpatike të ekranit shqiptar.


Shtuar 13.05.2020 07:00