“Mezi çohem nga krevati”, Sara e Ledrit tregon për herë të parë vuajtjet e shtatzënisë (FOTO LAJM)

Çifti i njohur, Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja ka zbuluar se shumë shpejt familjes së tyre do t’i bashkohet një vajzë. Mirëpo nga fotot në “Instagram” Sara duket në super formë dhe një nga ndjekëset e ka pyetur nëse po has probleme në shtatzëni.

“A ta bëj i pyetje këshu shqetesime shtazanie ke ti? Zot na ruaj, ne vdiqem te shkretet, te vjella, vap, siklet, ankth, preokupim sa herë bëjmë ecografi dhe analiza. Ca me te thon ishalla qofsh si ne foto”, shkruan ndjekësja. Sara i ka kthyer përgjigje menjëherë, duke zbuluar se dhe ajo po vuan shumë.

“Kam si jo. Mesi me keputi fare (ndonjehere mezi eci dhe cohem nga krevati), per analizat mos me fol se stresi dhe qefi me i madh aty qenkan bashke, vape sa te duash… por nuk i kap aparati fotografik keto edhe ska pse. Bejme foto per qef jo per hall. Te uroj shtatezani sa me te lehte”, shkruan Sara.


Shtuar 16.09.2020 11:50